Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abort spontan apo nga kondilomat?

Pershendetje, isha shtatzene dhe shtatzenia ime shkonte shume mire deri nga muaji i katert. Nga muaji i peste nuk e ndjeja me bebin tek levizte. Bera nje eko (e treta gjate shtatzenise) dhe me tha qe bebi nuk kishte patur zhvillim. Abortova. Kam grup gjaku A negativ, ndersa im shoq eshte me grup gjaku 0 pozitiv. Si mund te shpjegohet fakti i vdjekjes se bebit tim? Gjate shtatzenise kam patur edhe kondiloma ne zona gjenitale (jashte) por qe i kurova pasi edhe gjinekologja ime me tha qe s`perben rrezik te kurohesh ne menyre qe bebi te lind mire. Te lutem me jep nje sqarim pse duhet te kete ndodhur? Faleminderit.

Ina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ina. Shkaqet e një aborti, janë amëtar ose fetal. Një nga këto shkaqe është edhe papajtueshmëria e grupeve të gjakut A, B, O Rhezus, të cilat shoqërohen shpesh me aborte spontane. Kjo ndodh nga pamundësia imunologjike e nënës për të njohur fetusin. Në faktor të tjerë përmënden sëmundjet sistemike të nënës siç janë infeksionet e ndryshme amtare, difekte të lindur të mitrës, çrregullime emocionale. Faktor të tjerë, janë faktorët toksik dhe traumat. Shkakun e ndodhisë, duhet ta përcaktojë mjeku me anë të analizave dhe ekzaminimeve të ndryshme. Mos harro se përpara se të fillosh një shtatzëni të re, duhet të kalojnë 6-të muaj nga dita e abortit dhe të rekomandoj të realizosh me patjetër një këshillim parakoncepsional. Gjithë të mirat.

/komuniteti