Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje në vaginë

E nderuara gjinekologe. Jam nje vajze 25 vjecare. Para disa ditesh me filluan kruarjet ne vagine, dhe kam sekrecione te bardha por jane ne forme cipe. Nuk kam dhimbje, vetem pak djegie kur urinoj. Kam bere shperlarje me kamomil sa here shkoj ne tualet. Mund te me jepni nje keshille ju lutem sepse jam ne ankth. Ju falenderoj.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ela. Mendoj se është prania e kandidozës (mykut), është shkaktari i shqetësimeve që përshkruan. Analiza e sekrecioneve vaginale, do të komfirmojë diagnozën. Të rekomandoj të përdorësh preparatin Lomexin, dy ovula, një çdo dy ditë dhe krem Lomexin për lyerje tre herë në ditë. Nëse edhe partneri ka të njëjtat ankesa, edhe ai duhet të përdorë kremin duke u lyer tre herë në ditë. Të shkuara.

/komuniteti