Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim rreth lindjes së parakohshme

Pershendetje doktoreshe e nderuar! Jam ne javen e 30 te shtatzenise, para dy dite isha ne vizite te mjeku qe me percjelle shtatzenine, me beri nje vizite gjinekologjike. Para nje muaji me ka thene me pushu se beba ka rene pak poshte, tani me tha se beba s`ka levizur ma poshte por cerviksi eshte diç i shkurtuar, orifciumi i mbyllur. Te lutem a jane keto shenja te rrezikut per nje lindje te parakohshme? Jam shume e shqetesuar... gjithe te mirat!

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Jeta. Ndjenja e rëndesës në fund të barkut dhe qafa e mitrës e shkurtuar, janë shenja që tregojnë fillimin e rrezikut të lindjes parakohe. Përderisa nuk paraqet dilatacion (hapje të qafës së mitrës), rreziku është i vogël. Me trajtim medikamentoz dhe me rregjim, shtatzënia mund të shkojë deri në term. Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti