Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja parakohe

Kerkoj nje shpjegim, neqoftese nje nene lind ne javen e 35, qka ndodh me beben pasi qe nuk jam duke u ndier mire ne kete jave, kam ca komplikime, qafe mitre te zbutur dhe e hapur 1 cm.

Besarta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëqoftëse produkti i konceptimit del jashtë nga trupi i nënës, peshon së paku 500 gram dhe çfaq shënja jete, quhet lindje e parakoheshme. Kur nuk njihet pesha, atëherë merren në konsideratë javët e shtatzënisë. Pra përcaktohet si lindje e parakoshme çdo lindje që ndodh pas javës së 22 të shtatzënisë dhe para plotësimit të 37 javëve. Vdekshmëria e bebes së porsalindur parakohe, është rreth 40 herë më e lartë se ajo e bebeve të lindura në fund të shtaztënisë. Po kështu dëmtimet e sistemit nervor tek fëmijët e lindur parakohe, janë 10 herë më të shumta, dhe prapambetja mendore është 5 herë më e madhe. E njëjta gjë ndodh me pamjen, ndigjimin dhe sferën emocionale, të cilët gjatë rritjes së bebeve, i kanë më të shprehura sesa tek bebet e lindur në fund të shtatzënisë.

Besarta, ju bëbi pjesë në kategorinë e tretë të prematuritetit e cila përfshin javën e 32-37 të shtatzënisë. Nëse keni kontraksione uterine të dhimbëshme, zbutje dhe dilatacion të qafës së mitrës, shtim të sekrecioneve vaginale dhe ndjenjën e presionit në pjesën e poshtme të barkut, atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog i cili sipas rastit do t’ju japë terapinë e nevojshme.

/komuniteti