Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni

Pershendetje mjeke, kam pas dy aborte, abortin e pare e kam ba vet ndersa te dytin e kam pas spontan, i kam ba analizat - testi i shpejt i Chlamydia-pozitiv, Mycoplasma hominis-negativ, Ureaplasma Urealiticum-pozitiv<10 ne fuqine 5 cfu/ml dhe ne analizen e 3 shenon keshtu-pas inkubimitt te mostres ne terente ushqyese 24/48 ore eshte izoluar Enterococcus faecalis - desha te ju pyes a eshte dicka e keqe pasi me kane dale keshtu analizat se pak ja kam friken pasi kam pas 2 aborte, mjekja me ka dhene te perdore 10 dite edhe une edhe burri Doksiciklin, 5 dite te perdor vetem une Sumamed dhe nje dite po dhe nje dite jo kapsulla vaginale Polygynax.

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lola. Pas dy aborteve, mundësia që aborti të përsëritet është e lartë. Që shtatzënia e rradhës të ketë ecuri deri në term, duhet të eliminohn të gjithë faktorët me ndikim negativ. Dyshoj se infeksionet gjenitale, kanë qënë shkaku kryesor i abortit spontan. Trajtimi i tyre, është domosdoshmëri pasi ekziston mundësia edhe për një abort të tretë, nëse nuk trajtohen përfundimisht. Trajtimin medikamentoz që të ka rekomanduar mjeku gjinekolog, duhet ta zbatoni deri në fund me rigorozitet si ti edhe bashkëshorti. Fillimin e shtatzënisë së re, të rekomandoj ta konceptosh 6-të muaj pas abortit spontan. Më pas bëj një këshillim parakoncesional, me mjekun gjinekolog. Të uroj që shtatzënia e rradhës të shkojë deri në term.

/komuniteti