Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Prsh kam nje pyetje cikli i fundit ka qene 1 qershor deri me 5, pastaj prap cikli 14 deri 19 qershor po mundohem me mbet shtatzene po asgje ju lutem per nje pergjigje pres edhe a perdoret acidi folik per ndihmes te shtatzanise me mbet ju pres.

Ganja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Nëqoftëse në mes të ciklit menstrual ke konstatuar gjakrrjedhje, duhet të dish se kjo nuk është normale. Shkaku kryesor është çrregullimi hormonal. Me analiza dhe ekzaminime, mjeku gjinekolog mund të përcaktoj shkakun e këtij çrregullimi dhe të të rekomandoj terapinë e nevojshme.

Përpara se të kërkosh fillimin e shtatzënisë, të rekomandoj të kryhesh këshillim parakoncepsional.

Për konsumin e acidit folik, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/acidi-folik

Gjithë të mirat.

/komuniteti