Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebes

Pershendetje doktoreshe, deshta te pyes ne lidhje me levizjet e bebes ne javen e 30. Beben e ndjej cdo dite me shume ne mbremje dhe rreth ores 17, atehere eshte aktive me shume, por nga nje here brengosem se mos dicka nuk shkon si duhet. Isha ne kontrolle jeven e kaluar dhe mjeku me tha se gjithçka eshte ne rregull, bera edhe pasqyren e gjakut, urinakulturen, edhe brisin vaginal gjithçka eshte si duhet dhe mjeku me tha se normale eshte kjo me levizjet e bebes mjafton 10 levizje ti kete te forta gjate dites se bebet 90 perqind flejne. Çka mendoni ju per kete gje? Ju faleminderoj nga zemra.

Neda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Neda. Edhe unë rekomandoj se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse lëvizjet e bebit janë më shumë se 10 lëvizje të forta në ditë. Megjithatë nuk e kuptova se, përse i ke bërë analizat dhe ekzaminimet që përshkruan?!. Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Neda (13 vite më parë)
Se pari te faleminderoj per pergjigjet dhe te pershendes. Une kam pasur dy aborte para pa deshire,dhe mjeku duke e ditur gjendjen time gjithhere ka bere analiza dhe kontrolla te shpeshta ne 3 jave per te percjelle gjendjen e shtatezanise dhe te bebit, heren e fundit me tha pasi tash po fillon muajin e 8 te bejme edhe nje kontrolle me analiza dhe deri ne lindje me nuk do te kete nevoje. Arsyeja ka qene se une ne kontrollen e fundit u ankova pak ne forcimin e barkut kohe pas kohe, eshte pa dhimbje dhe per 10,15 sekonda me lirohet. Me 29 jave plus 5 dite pesha e bebit ka qene 1 kg e 520 g, a mendoni ju se pesha eshte normale per kete kohe te shtatzanise? Faleminderit.

/komuniteti