Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, sot bera analizen e urines dhe ishte ky rezultat 25-30 le, mjaft bakterie, mjaft qeliza epiteliale pllagezore, proteinet me gjurme minimale. Ndersa hemogrami me doli mire perveç Neutrofile 69, normalja do duhej te ishte 54-62. Çka mendoni lidhur me keto analiza a eshte ndonje infeksion i madh dhe cka do me kishit rekomanduar ju? Mjeku me rekomandoi polygynac. Jam ne javen e 36 te shtatzenise. Ju falenderoj shume per kontributin tuaj te çmueshem!

Donjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Donjeta. Analizat tregojnë se ke një infeksion urinar, i cili mund të shfaqet me shenja ose pa shenja. Trajtimi është i domosdoshëm, duke u bazuar në urokulturë dhe unë mendoj se preparatet antibiotikë si dhe dizifektant për rrugët urinare janë të domosdoshëm. Analiza e gjakut është mëse normale. Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti