Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Polyhydroamnion

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene (e dyta me radhe) tani ne javen e 29 + 4 dhe mjeku me konstatoi qe kam me shume uje te bebes se sa qe duhet. Jam bere shume merak ngaqe te gjitha analizat qe kerkohen per te verifikuar shkakun nga ana ime (toksoplazme, listeroze, oGTT, strisho, CMV. rubeole) me kane dale mire si dhe beba eshte e zhvilluar mire, lukthi funksionon si duhet, kordoni, placenta etj, dhe mjeku nuk po gjene arsye pse eshte ne sasi te shtuar. Ju lutem me tregoni se sa eshte rreziku qe une te lind parakohe apo dhe cfare rreziku mund te paraqet lengu i shtuar? Qafen e mitres e kam paksa te bute tani, me heret para 3 jave e kam pas gjendjen pak me keq me miter dhe qafe por tani jo me (kam perdor magnez). Mjeku me ka rekomanduar vetem vitamina asgje tjeter. Ekziston mundesia qe une te mos lind parakohe, ose ne praktiken tuaj nje shtatzene me nje situate si une zakonisht deri ne cilen jave mund te mos lind? Ju falemnderit per ndonje pergjigje. Theksoje qe ne shtatzanine e pare nuk kam pasur nje problem te tille.

Alketa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Alketa. Rritja e sasisë së likidit amniotik, është rezultat i një mos ballancimi ndërmjet kontributeve të lëngut përmes veshkave, likideve pulmonare dhe zhvendosjes nga gëlltitja fetale. Në javën e 33-të, duhet të përsëritësh ekografinë ku mjeku duhet të dalloj jo vetëm sasinë e likidit amniotik, por të kontrolloj edhe veshkat e bebit dhe gëlltitjen e tij. Nëse sasia e likidit vjen duke u shtuar, mjeku do marrë vendime të nevojshme, në të mirën tënde dhe fëmijës. Uroj që bebi të lindë sa më afër termit.
Moza (13 vite më parë)
Përshëndetje Alketa. Me atë që kam shkruar, kam dashur të të them se rritja e sasisë së lëngut amniotik ndikon negativisht në zhvillimin normal të shtatzënisë. Në një situatë të caktuar, mjeku mund të jetë i detyruar të ndërpresë shtatzëninë. Besoj se kam qënë e qartë për situatën. Të uroj fat.
Alketa (13 vite më parë)
Dok. te falemnderit per pergjigjjen. Jam ne ankth te madh per shkak te ketij problemi qe kam. Çfare ekzaminime te tjera duhet te beje une ne menyre qe te sigurohem se çdo gje eshte ne rregull me femijen, apo eshte vetem ajo qe diçka nuk eshte duke u zhvilluar si duhet tek femija? Sa jane gjasat qe femija te lind i shendoshe ne rast se ekzaminimi qe keni cekur del qe eshte ne rregull?

/komuniteti