Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje Dr. Mimoza. Nese mund te me ndihmoni..doja t'iu pyesja dicka. Dita e pare e menstruacioneve te fundit ishte me 17/05/2011 dhe akoma sot nuk me kane ardhur... kam bere 2 teste dhe me kane dale negativ... testin e fundit e bera dje dhe me doli negativ. Ciklin une e kam mes 31-33 dite.... me ndryshon vazhdimisht... A jam shtatzane..dhe kur eshte koha per t'u vizituar te gjinekologu? Ju falenderoj paraprakisht.

Albana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje. Konfirmimi i parë i shtatzënisë është mosardhja e menstruacioneve të rradhës. Me kaq ditë sa thua, mendoj se shtatzënia nuk ka kohë të shfaqë shenjat e saj fillestare. Pas kohës së pritshme të gjakrrjedhjes së menstrucioneve të rradhës, bëhet testi i shtatzënisë. Për ta konfirmuar definitivisht atë, duhet kontaktuar mjeku i cili me analiza dhe ekzaminime evidenton praninë ose mungesën e shtatzënisë. Uroj të realizohet dëshira për të filluar shtatzëni.
Albana (13 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjen. Diten qe iu cova sms..me erdhen dhe menstruacionet (kete muaj ciklin e pata 38 dite). Me shqeteson se me ndryshon vazhdimisht.. Kete vit psh menstruacionet me kane ardhur ne keto data: 11 Janar 13 Shkurt 16 Mars 19 Prill 17 Maj 24 Qershor Nuk e di nese duhet te shqetesohemi...pasi kemi rreth 10 muaj qe tentojme per nje shtatzani. Dhe nese mund te me thoni, a duhet bere ndonje kontroll tjeter... pasi une jam vizituar te gjinekologu dhe me ka thene qe c'do gje eshte ok. po bashkeshorti im, mendoni se duhet te beje nje kontroll apo jo? Cili eshte mendimi juaj? C'fare duhet te bejme tani? Do t'iu falenderoja per kohen qe na kushtoni me pergjigjet tuaja. Faleminderit.

/komuniteti