Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venat gjatë shtatzënisë

Nuk kam pasur asnje problem gjate shtatzenise eshte shtatzenia e pare, jam 23 vjecare. Me ka kaluar termini me 21 qershor. Data e fundit kur i kam pas menstruacionet ka qene 13 shtator 2010 deri me 18 shtator. I kam edhe venat ne lindjen e pare, a eshte problem dicka per me lind vec ne anen e majte jo aq shume Dr me ka thene qe jane kapilare.

Habibe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Habibe. Besoj se mjeku e ka hartuar dhe diskutuar me ty, skemën e lindjes për shkak se dita e termit ka kaluar. Është mirë që shumë ditë të mos kalojnë. Kjo situatë kërkon ndjekje të vazhdueshme nga ana e mjekut, dhe ti mos hezito të kërkosh ndihmën e tij kur mendon se diçka nuk po shkon siç duhet. Mos harro të ndjekësh me vëmëndje lëvizjet e bebit. Kapilaret/venat varikoze, duhet observuar gjatë proçesit të lindjes dhe disa orë pas saj. Uroj të lindësh nomalisht një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti