Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje e vaginës gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Jam Shtatzene 18 jave, para 3 dite kam bere cerkllazhe (qepje te qafes se mitres), dje jam liruar nga klinika, dhimbje nuk kam por ka filluar nje kruarje e orgneve gjenitale, jam mjaft e shqetesuar, nuk kam sekret as ere, nuk di cfare te beje, kam 8 vite martese eshte shtatzenia e trete kjo por femije nuk kam, njehere kam pasur abort spontan 8 jave dhe tjetra ka qene 12 jave missed, ju faleminderit.

Dhurata (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Dhurata. Seta e serklazhit dhe vetë ky proçes, është shpesh herë burim infeksioni. Të rekomandoj të bësh analizë të sekrecioneve vaginale, dhe mendoj se mjeku do të japë trajtim medikamentoz. Sipas përshkrimit, mundësia për kandidozë është e madhe. Trajtimi me Lomexin (dy ovula; një ovul në rrugë vaginale me diferencë dy ditore), do të ishte i favorshëm. Të uroj ecuri normale të shtatzënisë.

/komuniteti