Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

E dashur doktoreshe kisha nje pyetje, une jetoj ne Greqi, jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe ketu kam shume te njohur edhe kusherinj kam vene re qe doktoret ketu nuk ndihmojne ne lindjen fiziologjike te bebit por si e si te te fusin para kohe ne operim tani afer linden 2 te afermit e mia edhe te njejten gje i bene nuk e kuptoj kete gje ju si thoni si duhet te veproj une ne kete rast kur duhet te paraqitem tek mjeku (tani shkoj cdo muaj por e kam fjalen nga fundi) pasi dua qe te lind vet dhe jo me operim, jam pak e shqetesuar per kete gje dhe kohet e fundit e mendoj shpesh, ju lutem me jepni nje mendim...

Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Marsi. Dëshirën dhe kërkesën tënde për lindje normale, duhet t’ja bësh të pranishme mjekëve ku konsultohesh apo atyre që do të ndjekin proçesin e lindjes. Nëse ata mendojnë ndryshe, duhet të të bindin me argumente dhe jo thjeshtë me dëshirën sa për të kaluar rradhën, pasi lindja me prerje cezariane konsiderohet edhe si rruga më e lehtë dhe e sigurtë për mjekun. Edhe një herë, Marsi. Nëse çdo gjë është normale në shtatzëninë tënde, duhet të lindësh në rrugë natyrore. Nëse paraqiten rreziqe që kanë të bëjnë me shëndetin tënd apo të fëmijës, duhet pranuar rruga me prerje cezariane. Nuk mendoj se duhet të merret në konsideratë, se si dhe çfarë u ka ndodhur shoqeve të tua. Ato mund të kenë pasuar problem të atilla, që mjekët janë detyruar të realizojnë lindjen me prerje cezariane. Prandaj të rekomandoj, t’i largohesh stresit që të është krijuar. Kjo gjendje të dëmton ty dhe fëmijën tënd. Deri në javën e 37-të, tek mjeku duhet të paraqitesh çdo dy javë. Më pas, paraqitja duhet të bëhet më e shpeshtë, çdo javë. Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti