Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kafeja në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe! Jam 31 javeshe shtatzane dhe akoma vazhdoj te pi 1 kafe ne dite (me pelqen ekspres i shkurter, nuk e di a ka me shume kafeine se sa makiato) dhe nuk e di a i ben deme femijes, apo jo. 3 muajt e pare te shtatzanise e pata lene. Gjithashtu, a mund te vazhdosh ta pish kur te vi koha qe femija do pi qumesht... Ju falenderoj.

Ema (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema.

Gjatë shtatzënisë, ndonjëherë nga nënat përdoren në mënyrë të moderuar pijet alkoolike, kafeja apo çokollatat, një gotë verë ose birrë, një apo dy kafe ose çaj në ditë, një çokollatë 100 gram në ditë. Rekomandohet që këto produkte, të mos përdoren gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës. Duhani është gjithashtu i kundërindikuar gjatë shtatzënisë. Një grua përdoruese duhani, nuk duhet ta pijë atë gjatë ushqyerjes me gji. Nikotina jo vetëm redukton prodhimin e qumështit, por mund të reagojë tek fëmija si një medikament, dhe në doza të caktuara mund të shkaktoj irritabilitet, pagjumësi, të vjella dhe diarre.

Të rekomandoj gjithashtu të lexosh artikullin në linkun e poshtëshkruar:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/a-eshte-e-demshme-qe-ta-pini-kafen-tuaj-te-mengjesit-gjate-shtatezanise-

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti