Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mjekohet toksoplazma?
Pershendetje doktoreshe, para 2 muajsh kam kryer abort te detyrueshem si pasoje e mos zhvillimit te embrionit, kam bere analizat e gjakut per toksoplazme nga pergjigjet rezulton se jam e infektuar me kete virus, desha te pyes si mund te mjekohem dhe a mund te kem sukses ne shtatzanine e ardhshme? Pres pergjigjen tuaj ju falenderoj shume!
Vera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vera. Toksoplazmoza, është infeksion i cili influencon në ecurinë e shtatzënisë sepse transmetohet nga nëna tek fetusi. Infeksioni mund të jetë shkak edhe për ndërprerjen e shtatzënisë. Mjekimi është i detyrueshëm deri sa të negativizohesh. Pasi të kënë kalur 6-të muaj, duhet ta përsëritësh analizën dhe nëse analiza del IGG pozitiv dhe IGM negativ, tregon se infeksioni është i kaluar. Megjithatë të rikujtoj që të mos harrosh edhe këshillimin parakoncepsional, i cili në kohët e sotme konsiderohet mjaft i rëndësishëm dhe është garanci për shtatzëni të sukseshme. Gjithë të mirat.
Arev (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, ju shkruaj perseri per problemin e toksoplazmes dje mora rezultatin e analizes dhe me doli IGG 7,9 IGM 1.1 desha tju pyes a mund te ngelem shtatzene tani a perbene rrezik per embrionin ky rezultat apo duhet te pres deri sa te sherohem plotesisht nga ky infeksion kam pyetur per pyrimethamine dhe sulfadiazine nuk gjinden ketu a mund ti gjej ne Tirane? Pres pergjigjen tuaj ju falenderoj shume!
Moza (13 vite më parë)
Përshëndetje Vera. Në trajtimin e toxoplazmozës mund të përdoret pyrimethamine dhe sulfadiazine. Në shtatzëni është e aplikueshme spiramycina. Rekomandimi që kam pëshkruar, nuk është i detyrueshëm. Gjithë të mirat.
Vera (13 vite më parë)
Ju falenderoj shume per pergjigjen tuaj por une kam nje problem tjeter jam alergjike nga penicilina dhe antiobiket e tjere qe e permbajne ate prandaj ju pyes cfare mund te perdor une per toksoplazmen? Pres pergjigje!

/komuniteti