Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime menstruale

Prsh, doja te beja pyetje rreth menstruacioneve, une jam nje vajze 19 vjeçare, menstruacionet e para me ka ardhur ne moshen 18 vjeçare mirepo edhe tash kam çrregullim te menstruacioneve me vijne 1 here ne tre muaj, çfare te bej? Ju lutem me tregoni kam qene ne gjinekologe me kane thene se te gjitha rezultatet jane shume mire mirepo une nuk kam menstruacione te rregullta, pse?

Aida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida.

Nuk është aspak mirë, që menstruacionet të kanë filluar në moshën 18-të vjeçare. Shumë, gabim që e kë lënë veten pasdore. Ardhja me vonesë e menstruacioneve në moshë, tregon se diçka nuk ka shkuar mire tek ty. Dyshimi i parë dhe më i mundshëm, janë çrregullimet hormonale. Edhe çrregullimet aktuale të menstruacioneve që referon, për mendimin tim tregojnë të njëjtën gjë.

Të rekomandoj që të kryesh dozime hormonale, tek mjekët specialist endokrinolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti