Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perdorimi i Regllan-it

Jam shtatzene dy muajshe dhe kam shume te vjella gjate gjithe dites. Mjeku me rekomandoi Regllan por lexova per kete ilac dhe thuhet se ka efekte negative ne bebin. Ju lutem cfare me keshilloni ti perdore apo jo, n.s.q jo atehere cfare ilaci me rekomandoni? Ju faleminderit.

Odi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Të vjellat e shtatzënisë ndodhin tek çdo grua shtatzënë. Ato paraqiten diku më pak dhe diku më shumë të shprehura. Trajtimi që ju ka dhënë mjeku është një nga qetësuesit për të vjellat gjatë shtatzënisë. Nëqoftëse keni gjëndje lipotimie (të fikti) dhe tencion arterial të ulët, atëherë do t’ju rekomandoja realizimin e një analizë që quhet elektrolitemia që do të thotë të matësh në gjak nivelin e elektroliteve të organizmit, pasi ato humbasin më shumë nga të vjellat.

Për situta me të vjella të rëndura, hospitalizimi 3-4 ditor si dhe marrja e perfuzioneve të pasura me kalcium, natrium dhe kalium do të ishte ndihmesë mjaft e mirë për të përmirësuar gjëndjen shëndetsore. Hani pak dhe shpesh, kryesisht gjëra të thata dhe jo pikante. Këto lloj ushqimesh do t’ju thithin lëngjet e tepërta duke lehtësuar dhëmbjet e stomakut.

/komuniteti