Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Jam e shqetesuar sepse kam lindur qe 3 muaj e nuk kam me cikel menstrual, kam lindur parakohe ne muajin e 8, dhe po frikohem nga shtatzania e padeshiruar, perdori hapa kontraceptiv, kam sekret te bardhe nga vagina dhe me ere te keqe.

Florentina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Periudha deri 45 ditë pas lindjes normale quhet periudha puerperale ose periudha e lehonisë. Gjatë kësaj periudhe çdo organ pëson ndryshime rikthyese që variojnë nga më të lehtat deri tek më të theksuarat. Puerperiumi është i rëndësishëm, pasi pacientja e merr veten nga aktiviteti i lindjes që e ka lodhur organizmin. Gjatë kësaj periudhe vazhdon ushqyerja me gji e fëmijës dhe me ndihmën e mjekut, mendohet dhe vendoset metoda e përshtatshme e kontracepsionit. Cikli menstrual menaxhohet tek një grua që ushqen fëmijën me gji. Gjidhënia e plotë mbron deri në 98% nga shtatzënia e padëshëruar deri në 6-të muaj pas lindjes. Prandaj, nëse e ushqeni fëmijën me gji gjatë gjithë kohës pa as një ushqim tjetër suplemetar, mungesa e menstruacioneve është normale.

Nëqoftëse ju janë kthyer qoftë edhe një herë menstruacionet dhe nuk ju kanë ardhur më, atëherë mendohet se tek ju po ndodh ovulacion i herëshëm. Zgjedhja dhe përdorimi i kontracepsionit është normale, nëse jeni e sigurtë se nuk jeni aktualisht shtatzënë.

Për sekrecionin e bardhë dhe me erë që referoni, ju këshilloj të bëni vizitë gjinekologe dhe analiza laboratorike për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes jo normale si dhe trajtimin medikamentoz.

Denisa (12 vite më parë)
Pershendetje e dashur gjinekologe....une kam lindur 2 binjake  23 javesh dhe vetem njeri me jetoje... me erdhen menstruacionet per 6 muaj dhe mu nderprene... kam 4 muaj dhe skam me... kam nje ere te keqe ngaa vagina dhe shtatzene nuk jam, se bera analizat por ju lutem me thoni cfare mund te kem?

/komuniteti