Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut dhe sekrecionet gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam nje vajze 23 vjeçare, ne javen e 6 te shtatzenise. Gjate gjithe kesaj periudhe kam pasur dhimbje barku. Dhimbjet ishin si ato te ciklit menstrual. Me pas keto 5-6 ditet e fundit kam pasur sekrecione me ngjyre kafe. Ndersa dje vura re nje pike gjaku te kuqe. Te lutem me kthe nje pergjigje. Faleminderit per mirekuptimin.

Dela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dela.

Mendoj që nuk ka problem për t’u shqetësuar. Megjithatë të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë, i cili duhet të bëj ekografi me sondë vaginale për të përjashtuar praninë e një hematome retroplacentare. Nëse është e pranishme, mjeku do të të rekomandoj trajtim medikamentoz.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti