Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraksione në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene ne javen e 24, kam dy binjake, para 3 jave kam bere serkllazhe per arsye se eshte hap cerviksi per maje te gishtit. Por tash qe nje jave me eshte paraqit nje shtrengim ne bark dhe me gjakderdhje te vogla kam qene shtrire ne spital per nje jave dhe jam trajtuar me magnezium intravenoz dy dite mbas kesaj terapie me kaloj edhe shtrengimet edhe gjakderdhja. Por tash qe dy dite po kam prap forcim te barkut si dhe dhimbje ne kerthize. A jam e rrezikuar te lind tani cfare po me rekomandoni? Ju faleminderit shume.

Fitore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Këshillat pa vizitë dhe ekzaminime të domosdoshme, për rastin tënd, nuk do kenë vlerën e duhur. Të rekomandoj që për çdo problem qe ke, të drejtohesh tek mjeku që të ndjek shtatzëninë.

Që të kuptosh për më tepër mbi shtatzëninë e dyfishtë, të rekomandoj të lexosh artikujt e kësaj faqe mbi këtë temë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti