Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione në ngjyrë të bardhë

Jam nje vajze 16 vjece dhe ciklin e kam te rregullt, por ka disa dite qe me dalin sekrecione ne ngjyre te bardhe, faktikisht perpara kam pasur infeksion ne urine, por qe jam kuruar e tani jam me mire, mirepo perpara nuk kam pasur keto lloj sekrecionesh. Menstruacionet heren e fundit i kisha ne ngjyre te erret dhe me erdhen 1 jave perpara. Ju lutem me jepni nje pergjigje.

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Të rekomandoj që të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkakun dhe marrë trajtimin e duhur. Mos neglizho, se për moshën që tregon, nuk është normale të mos trajtohesh qoftë edhe për ndonjë çrregullim të mundshëm menstrual pa përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal.

Të uroj shërim sa më të shpejtë.

/komuniteti