Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Echo vaginale

E nderuar


Deshta te ju pyes a eshte e preferuar te behet echo vaginale per te konfirmuar shtatzanine...5 dite prej dates se fundit te ciklit menstrual...pasi e njejta me eshte bere mirepo gjinekologja thote se nuk shihet diqka ne kavitetin e mitres, ndoshta periudha e ovulacionit ka qene me vone, ndersa beta HTC ka dal pozitive (vlera 173,4) prej 3 ditesh perdori utrogestan, gravid dhe bedoxin...pres pergjejgjje nga ana juaj para se te bej kontrollen e ardhshme qe me eshte caktuar...a eshte e demshme te behet echo vaginale meqenese eshte shtatzania e pare nese mund ta quaje shtatzani.

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Ekografia vaginale, është teknikë diagnostike ku mjeku përdor ultratingujt për të vizualizuar organet gjenitale femërore. Ekografi është aparat që emeton ultratinguj dhe kryen pamjen e organeve gjenitale. Në pjesën më të madhe ekzaminimi kryhet nga barku duke individualizuar kështu praninë e shtatzënisë ose të masave të ndryshme të organeve gjenitale të brëndshme. Ekzaminimi ekografik me rrugë vaginale jep pamje direkte dhe komplete të organeve gjenitale femërore. Ky ekzaminim preferohet të bëhet jo në periudhën kur gruaja është me cikël menstrual dhe mund të dallojë në mënyrë të qartë edhe shtatzëni të vendosur brënda apo jashtë mitrës duke dhënë imazh korrekt të saj. Është teknikë e padhimbëshme dhe zgjat afërsisht 15 minuta.

Eko vaginale që keni kryer 5 ditë prej datës së fundit të ciklit menstrual, nuk mund të konfirmoj shtatzëni sepse organet gjenitale akoma nuk kanë arritur të kryejnë ciklin e ovulacionit. Nëse thoni se keni kryer ekzaminimin ekografik në ditën e 5-të të vonesës menstruale, atëherë ekografia vaginale e konfirmon shtatzëninë e mundshme.

Gonadotropinat korionike ekzistojnë në urinën e grave shtatzëna dhe vlerësimi i tyre bëhet me testin e shtatzënisë. Vlera që referoni, tregon se jeni shtatzënë. Përdorimi i medikamenteve që ju ka rekomanduar gjinekologjia, është i përshtatshëm dhe përdoret gjithnjë në situata të pa konfirmuara, pasi përdorimi i uterogestanit do të konfirmojë shtatzëninë tuaj.

Kontrollin pasardhës bëjeni në atë kohë që ju ka rekomanduar gjinekologia, pasi ekografia vaginale nuk është e dëmshme dhe nuk dëmton shtatzëninë e parë apo e rradhës.

Uroj që të konfirmohet shtatzënia juaj e parë.

Nissi (5 vite më parë)
Me falni a eshte normale qe femija ta ket koken e vogel ne javen 31 ..dhe cfar pasojash mund te ket ????
Abba Song (9 vite më parë)
Un kam lindur vajzen ne javen e 34+2dit me kg 2.500 gr tani ajo eshte 2 muajshe dhe peshon 4.020 gr
erida shopi (10 vite më parë)
mbesa ime ka lindur 32.5 javeshe dhe peshon 1700 gram. sa mundesi ka te mbijetoje?
Mita vouli (11 vite më parë)
Nje mikesha ime e lindi beben 1 kg, pas 2 muajsh ne inkubator,bebja e mori veten. Per nja dy muaj feston 2 vjetorin dhe eshte nje femije normal, i shendetshem fizikisht dhe psikologjikisht.
Ardiana (13 vite më parë)
Cka ndodh nese lind ne javen e 37?

/komuniteti