Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hipnoza në lindje
Si ndikon hipnoza gjate lindjes? A realizohet si metode gjate lindjeve ne maternitetet shqiptare?
Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Të sjellësh në jetë fëmijë, është fenomen fiziologjik. Shpesh në mëndjet e nënave të ardhshme ekziston ankthi dhe frika, veçanërisht kjo është e lidhur me të panjohurën e dhëmbjes në rastin e fëmijës së parë. Hipnoza e kthen lindjen në një eksperiencë pozitive dhe të mrekullueshme. Gruas i krijohet një sjellje e përcaktuar që e lejon të duroj dhëmbjen pa e transformuar atë në armik të pakontrollueshëm. Gruaja e ndjen stimulin e dhëmbjes, por nuk provon vuajtje.

Në periudhën e hipnozës, koha e nevojshme për dilatacionin ulët pasi ulet numri i kontraksioneve. Kjo është aq e shkurtuar sa ul dhe numrin e të shtyrave. Edhe në rastin e prerjes cesariane (lindjes me operacion), hipnoza mund të aplikohet duke përmirësuar periudhën pas operatore, sepse me shtimin e pragut të dhëmbjes paksohet nevoja për antidolorifikant, duke stimuluar motivimin për shërim dhe ngritur humorin.

Në klinikat obstetrikale shqiptare, kjo metodë për kontrollin e dhimbjeve të lindjeve nuk praktikohet.

/komuniteti