Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fëmija i parakohshëm

Miredita e dashur doktoreshe, pyetja ime eshte qe femija i lindur ne muajin e tete te shtatzenise a eshte edhe ecja e dalja e dhembeve dhe te folurit e tij me vone se shoket qe kane lindur ne kohe? Te lutem mu pergjigj apo ka zhvillim si femjet qe kane lindur ne kohe? Faliminderit te uroj nje dite te bukur.

Dana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dana.

Duhet të kuptosh se një fëmijë i lindur para kohe, nuk mund të jetë i barabartë në zhvillimin psikomotor me fëmijët e lindur në term. Kjo diferencë në përgjithësi zvoglohet me kalimin e moshën, dhe vjen një kohë që bëhet e pa dallueshme. Kështuqë, në fillimet e jetës së tij proçeset si ecja, dalja e dhëmbëve dhe të folurit edhe mund të vijnë më vonë, kjo e krahasur me fëmijët e lindur pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Për të mësuar më shumë dhe çfarë është më e rëndësishmë për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë fëmijës, kontakto me një mjek pediatër i cili do t’ju japë këshilla të specializuara.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti