Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tumori në gji dhe gjidhënia

E nderuar, nese nje grua 2-3 muaj para shtatzenise ka hequr nje tumor nga gjiri, e pastaj ka ngelur shtatzene dhe pret te lind kete muaj, a lejohet per te t'i jape gji femijes? Per shkak te shtatzenise ajo nuk ka mundur te perserise fotografimet per gji, dhe nuk e dine situaten e gjirit. Cfare i preferoni kesaj gruaje te beje menjehere pas lindjes, te shkoje per fotografim, apo ta ushqeje femijen me gji? Cdo te mire, V.

Vjosa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa.

Nëqoftëse rastin do e kishit treguar që në fillim të shtatzënisë, do kisha rekomanduar që menjëherë të kontaktonit me një mjek onkolog-gjinekolog ose mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë të bashkëpunonte ngushtësisht me mjekun onkolog. Ndjekja e një shtatzënie me probleme të tumorit në gji, këkon edhe trajtim tepër special. Edhe tani që gruaja ndodhet në muajin e fundit te shtatzënisë, bën mirë që të kontaktojë me mjekun onkolog-gjinekolog për të marrë udhëzimet e nevojshme, qoftë edhe për periudhën e paslindjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti