Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pasojat e abortit

Pershendetje... do tju isha shume mirenjohese nese do te me pergjigjeni per problemin tim. Jam nje vajze 20 vjec. 1 vit me pare kam kryer nje abort me anen e medikamenteve. Pasojat ishin te tmerrshme... dhe vazhdojne te jene. Ky eshte muaji i katert qe periodat me vijne vetem nje deri ne 2 dite me shume pak gjakderdhje. E ndiej veten shume te fryre dhe po shendoshem dita dites. Gjithashtu kam dhimbje mesi te medha... aq sa qaj se nuk e duroj dot. Jam vizituar dhe gjinekologia me ka thene se ne miter nuk shikonte ndonje problem. Doja tju pyes nese mund te me thoni dicka rreth rastit tim dhe si mund ta rregulloj ciklin? \


Ju faleminderit, Klaudia.

Klaudia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia.

Mendoj se rasti ka të bëjë me çrregullime hormonale, të nivelit të estrogenit dhe progesteronit në gjak. Jam e mendimit që trajtimi me estro-progestativ (yasmin, yaz, femoden) etj, për 3 deri në 6-të muaj do të rregullonte ciklin menstrual dhe gjendjen tënde.

Gjithë të mirat.

Nexha (12 vite më parë)
Pershendetje . Para 7 muajsh kam kryer nje obort me ane te medikamenteve kur kam mbet shtatzan me kan dal disa puqrra ne gjoks pasi kam kry obortin prap para ciklit e kam te njejtin problem trupi me kruhet dhe ne njerin gjoks me skuqet dhe kam kruarje qka mund te jet qrregullim hormoneve a jo ? A ndonje medikament ju faleminderit.
Klaudia (13 vite më parë)
Ju falenderoj nga zemra per pergjigjen tuaj. Gjithashtu duhet t`ju them se kam filluar te pi cdo dite nga 1 kokerr Ultrogestan 100 mg me receten e mjekes gjinekologe te familjes sime. Kjo kure do vazhdoje per 10 dite. Me pas me thane se do te shikojme reagimin e trupit. Kam shume frike mos keto crregullime do te me bejne qe te mos mundem te ngelem shtatzene me vone... a eshte me vend shqetesimi im? Po ky crregullim hormonal a ndikon ne shtimin e menjehershem ne peshe? Nese do te kem mundesi kam shume deshire qe te vi ne kliniken tuaj qe t`ju takoj personalisht. Ju uroj nje dite te kendshme, Klaudia.

/komuniteti