Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kollitja në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe qe 4 dite kollitem ngapak, por sot edhe pak si me shume me vjen si kolle i thate sikur kur me mbetet dicka ne fyt. Kontaktova mjekun tim ne telefon me tha me pi vetem kamomile dhe me tha pasi naten nuk te pengon e flen mire nuk ben problem, por une disi jam ne merak se kur kollem disi me shtrengohet barku a mundet kjo me i shkaktu deme bebit tim? Ju faleminderoj dhe ju pershendes.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Gjatë shtatzënisë, është mirë që shtrëngimet në bark e sidomos kontraksionet të mos ekzistojnë, pavarësisht se nga vijnë dhe shkaktohen. Zbato këshillat e mjekut që ndjek shtatzëninë tënde. E rëndësishme është, që shtrëngesat në bark të mos përsëriten. Nëse trajtimi i rekomanduar nuk është efikas, pa tjetër konsultohu me mjekun patolog për të diagnostikuar shkakun e kollës. Unë insistoj se trajtimi medikamentos, është gjithnjë i domosdoshëm në shtatzëni.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti