Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes

Pershendetje Dr.Moza! Une kisha nje pyetje ne lidhje me marredheniet seksuale. Para 3 javesh kam lindur nje djale te shendetshem. Lindja ishte me prerje cezariane pasi bebi ishte i madh rreth 4.100 kg. Desha tju pyes kur mund te rifilloj marredheniet seksuale pasi dhe gjate 9 muajve te shtatezanise nuk kam kryer marredhenie pasi kisha frike se mos abortoja para kesaj shtatezanie kisha abortuar 2 here dhe ne psikozen time u krijua idea se po te kryeja marredhenie mund te humbisja bebin. Tani pas operacionit jam mire dhe plagen e kam mire po kam frike te kryej marredhenie. Ju lutem kam nevoje per nje keshille nga ana juaj. Faleminderit per kohen qe na kushtoni.

Eli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli

Rekomandohet që marrëdhëniet seksuale pas lindjes të kryhen pas periudhës së lehonisë. Kjo periudhë zgjat afërsisht 40-45 ditë, dhe është e mjaftueshme që organet riprodhuese të kthehen në gjendjen e paralindjes. Nëse ti dhe bashkëshorti ndiheni mirë edhe në këtë periudhë, atëherë nuk është e ndaluar kryerja e raporteve seksuale.

Gjithë të mirat.

Eda (13 vite më parë)
Eli edhe une kam lindur bebin 4 kg dhe kam lindur me operacion, marredheniet seksuale i kam filluar pas 2 javesh qe kam lindur dhe nuk kam pasur dhimbje dhe asgje, cdo gje ka shkuar me mire se sa qe e kam pritur. Cdo te mire :)

/komuniteti