Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje doktoreshe - jam ne javen e 35 te shtatzenise, kjo eshte lindja e femijes se trete - deshta me ju pyet, kam probleme me unaza te boshtit kurrizore dhe tere shtatzenine kam pas dhimbje te eshtrave te poshtme te organeve gjenitale dhe tash mbasi jam afer kohes se lindjes po frikesohem se do te kem probleme me lindjen dhe do me komplikohen edhe dhimbjet e boshtit kurrizor - me fal doktoreshe se e zgjata shume por jam shume e shqetesuar, cfare me kishit rekomaduar ju?

Vlora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora.

Dhëmbjet mund të vijnë edhe nga shtimi në peshë i shtatzënisë. Të rekomandoj të mos bësh punë të rënda dhe të mbartësh pesha. Rregjimin e pushimit ta bësh në rregull, si në dreke, në darkë apo në çdo kohë që e shikon të nevojshme. E mira do jetë të shtrihesh në shtrat të fortë të drejtë ose direkt me dyshek në dysheme, sepse shtrati i butë e keqëson dhëmbjen. Edhe marrjen e suplementeve të kalciumit, duhet ta marrësh në konsideratë.

Gjithashtu një këshillim me mjekun ortoped (të kockave), do ndihmonte gjendjen tënde nëse këto dhëmbje kanë qënë të pranishme edhe para kësaj shtatzënie.

Gjithë të mirat

/komuniteti