Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim menstrual

Pershendetje doktoreshe, jam nje vajze 23 vjec, kam problem me ciklin menstrual, heren e fundit me kane ardhur ne daten 13 06 2011 tani eshte data 20 07 2011 dhe akoma nuk me kane ardhur a eshte per tu shqetesuar se mos ka ndonje gjase per shtatzeni? Duhet theksuar se gjate ketij muaji kam qene edhe shume e stresuar, pres pergjigjen tuaj, ju faleminderitm

M1937 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Shkaku i çrregullimeve menstruale, duhet vërtetuar hap pas hapi. Si fillim duhet të vërtetohet mundësia ose jo, e fillimit të shtatzënisë. Nëse të mungojnë shenjat e përgjithshme që paraqiten tek gruaja në fillimet e shtatzënisë, konsulta me mjekun gjinekolog e sqaron situatën. Nëse shtatzënia mungon, atëherë po kjo konsultë ndihmon për të gjetur shkaqet e tjera të çrregullimit menstrual. Midis tyre bën pjesë edhe stresi, i shkaktuar për çfarë do lloj arsye.

Gjithë të mirat.

/komuniteti