Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund të shërohet sëmundja e molës tek hani i gruas pas disa aborteve?

Pas tre aborteve e perjetova edhe te katertin, pas disa kontrollave dhe analizave u diagnostifikova me semundjen e "MOLES'' ne han. Si mund të shërohet sëmundja e molës tek hani i gruas pas disa aborteve?

Arjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Quhet ndryshe sëmundja trofablastike e shtatzënisë. Mund të jetë e plotë ose e pjeshme. Pas kryretazhit të një shtatzënie molare është thelbësore përsëritja e β-hCG çdo javë deri sat ë arrihet vlera negative, tre herë rradhazi. Pastaj ndiqet një dozim çdo muaj, për 6-të muaj rrjesht, duke patur parasysh që vizitat gjinekologjike të bëhen rregullisht çdo muaj. Rekomandohet të mos ketë shtatzëni deri sa vlerat e β-hCG të mbeten normale për 6-të muaj rrjesht. Në shtatzëninë e ardhshme duhet të bëhet ekografi e hershme, çdo muaj për arsye të rrezikut prej 1-2% të një shtatzënie të dytë molare.

Të uroj fat.

/komuniteti