Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Pershendetje. Jam 17 vjecare dhe desha te pyes se kam shume dhimbje gjate ciklit menstrual si dhe kam kruarje jashte vagines, kam qene te gjinekologu dhe kam marre Micostop per lyerje dhe s`me ka kaluar. Cfare me rekomandoni?

Besjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besjana.

Dhëmbjet gjatë gjakrrjedhjes së ciklit menstrual tek femrat e pa lindura, mund të ndodhin për disa arsye. Si e parë, është qafa e mitrës e pahapur nga një lindje. Si e dytë, është madhësia e vrimës së himenit nga del gjaku menstrual, e cila mund të jetë e vogël. Kështu që, copzat e shkëputura të endometrit duke tentuar të dalin ushtrojnë presion, duke shkaktuar dhëmbje. Trajtimi me antispazmolitik, ndihmon në lehtësimin e dhëmbjeve.

Mbi ankesën e kruarjes, dyshoj për kandidozë (myk). Trajtimi me pomada antimykotike (pomadë lomexin) ose antimykotik oral (flysenin), do ndihmojnë në eliminimin e kësaj ankese.

Të uroj konfort të shpejtë.

/komuniteti