Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime

Pershendetje doktoreshe. Jam 41 vjecare, qe nje vit ne qafe te mitres e kam pas nje plage po tani mjeku me thote se me eshte sheru por kam ere te menstruacioneve te bardha, ere shume e keqe. po me thote se kam edhe cista. Kam patur nje dhimbje ne bark shume te forte dhe mbas asaj dhimbjeje me eshte fryer barku. Cfare mendoni ju?

Faketi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Era e sekrecioneve vaginale, ka lidhje me infeksionin e vaginozës bakteriale. Analiza e sekrecioaneve vaginale do e vërtetonte diagnozën. Efikasitet ka trajtimi me metronidazol (neo-penotran).

Mjeku duhet të vlerësoj madhësinë e kistit (kisteve), për të rekomanduar trajtimin e duhur. Ttrajtimi me estro-progestativ është efikas, nëse kisti është më i vogël së 6-7 cm. Nëse është më i madh, rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti