Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e veshkëve gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe, kam probleme me veshken e majte e cila me shkakton dhimbje te padurueshme nganjehere, nga kontrolla tek urologu problemi qendron qe veshket e mia jane te mbushura me rere (zalle), te lutem me trego a i shkakton bebit tim ndonje problem kjo dhimbja ime pasi qe shqetesimi ime qendron me shume ketu? Ju faleminderit.

Pranvera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera.

Dominimi i dhëmbjes shoqërohet edhe kontraksione, të cilat nuk duhet të jenë të pranishme gjatë shtatzënisë. Gjithashtu, kristalet e rërës kur kalojnë në rrugët urinare, i gërvishin ato, duke krijuar kushte për infeksione urinare. Ka infeksione urinare, të cilat po nuk u trajtuan ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë.

Trajtimi me spazmolikë për dhëmbjen dhe me antibiotikë për infeksionet, do ishin në ndihmë të ecurirë së mirë të shtatzënisë. Për të patur nën kontroll gjendjen e traktit urinal, të rekoamndoj që analizat e urinës t’i bësh sa më shpesh të jetë e mundur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti