Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dëshiroj të mbes shtatzënë

Me dt.21.11.2010 jam operuar, per shkak se e kam pasur nje ciste 6 cm e cila ka qene afer me vezoren e majte. Në spital kanë intervenuar edhe e kane hekur ate cisten e kam bere analizen e cistes ajo nuk ka dale ndonje tumor ose dicka e rrezikshme, gjinekologu me ka thene se gjate operacionit e kemi gerryer pak edhe vezoren sepse cista kishte qene afer vezores, dëshiroj te di a mundem me mbet shtatzëne, vec 4 muaj provoj te mbes shtatzene por nuk po kam sukses, ciklin menstrual e kam me rregull cdo muaj. Me respekt, Antigona.

Antigona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona.

Shtazënia ndodh edhe tek ato gra, të cilat kanë funksionele edhe vetëm një vezore. Ti i ke të dyja, dhe mundësia e mbetjes shtatzënë ekziston e plotë.

Rekomandimi im i parë është: Ekografi për të parë pjekurinë e folikulit nga dita e 14-të deri 16-të të ciklit menstrual. Numërimi bëhet duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve. Analizë të sekrecioneve vaginale dhe spermogramë.

Të uroj sa më shpejt fillimin e shtatzënisë.

Tina (13 vite më parë)
Pershendetje. Jam 24 vjecare tani qe 2 vite mundohem qe te mbetem shtatzene po nuk kam sukses shume shpesh bej edhe kontrolla te gjinekologu dhe me ka thene se je shume mire edhe pse kam probleme me cikel nuk i kam asnjehere ne rregull gjithmone i kam para kohe me vine para kohe por mjeku me thote qe je shume mire e tani kam probleme edhe me sekrecion i kam me ere te kisha lut te me tregosh ku eshte problemi? Flm

/komuniteti