Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Medikamenti Ultrogestan

Ju falenderoj nga zemra per pergjigjen tuaj. Gjithashtu duhet t`ju them se kam filluar te pi cdo dite nga 1 kokerr Ultrogestan 100 mg me receten e mjekes gjinekologe te familjes sime. Kjo kure do vazhdoje per 10 dite. Me pas me thane se do te shikojme reagimin e trupit. Kam shume frike mos keto çrregullime do te me bejne qe te mos mundem te ngelem shtatzene me vone... a eshte me vend shqetesimi im? Po ky çrregullim hormonal a ndikon ne shtimin e menjehershem ne peshe? Nese do te kem mundesi kam shume deshire qe te vi ne kliniken tuaj qe t`ju takoj personalisht. Ju uroj nje dite te kendshme, Klaudia.

Klaudia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndeëtje Klaudia.

Utrogestani nuk sjell çrregullime hormonale në organizëm, përkundrazi ndihmon për rregullimin e ciklit menstrual dhe fillimin e shtatzënisë.

Trajtimi me utrogestan, nuk ndikon për rritjen në peshë.

Adresa ime e punës dhe numri i kontaktit ndodhen në këtë ëeb site. Unë e filloj punën në orën 8.00, çdo ditë nga e hëna deri të premten.

Ju mirëpres.

/komuniteti