Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja e këmbëve

Pershendetje dr,  mua me shqeteson enjtja e kembeve, jam ne javen e 32 plus 3 dite, deri para disa javeve me ka ndodhe te me enjten kembet, mirepo pasi kam pushuar, ne mengjes kur jam zgju kane qene ne rregull, tash qe 2 jave edhe po te rri gjithe diten shtrire edhe gjithe naten ne gjume, perseri i kam te enjtura, si pasoje e çkafit mund te jete kjo? Gjate diteve te punes une punoj me orare te plote dhe e kam punen ne zyre ulur. Gjithashtu me intereson te di sa litra uje mund te kete ne bark ne shtatzeni? Falemnderit paraprakisht. Pune te mbare!

Sala (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Rritja e moshës së shtatzënisë, sjell rritjen e masës së mitrës dhe frutit. Bllokimi i lirshëm i qarkullimit të gjakut, shkakton fryrjen e anësive, duarve dhe këmbëve, të cilat bëhen të dukshme në fund të ditës pas një pune të lodhshme dhe të rëndë apo qëndrimit të gjatë në këmbë. Qëndrimi shtrirë, ku këmbët të vendosen mbi nivel të trupit si dhe qëndrimi shtrirë anash-majtas lehtësojnë edemat. Kujdes edhe me veshmbathjen. Ato duhet të jenë të gjëra, për të lejuar qarkullimin e lirshëm të gjakut.

Volumi i likidit amniotik, rritet në mënyrë progresive gjatë shtatzënisë. Mesatarisht, në javën e 10-të ka rreth 30-të ml, në javën e 20-të ka rreth 300 ml, në javën e 30-të ka rreth 600 ml dhe në javën e 38-të ka rreth 1000 ml. në javën e 40-të sasia e lëngut amniotik reduktohet në 800 ml dhe në javën e 42-të reduktohet akoma më shumë.

Uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

fatusha (10 vite më parë)
Miremengjesi une rastesisht hyra dhe e pash ket tregime,me vjen mire qe ju keni pran vajzen tua dhe ju uroj nje jet te lumtur me te,por une nuk arrita as ta kem ne krah femijen time sepse humba ne nje aksident dhe tani bashkshorti ime ne momentet me te veshtira me braktisi dhe nuk interesohet fare per mua
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Uroj me te mirat per ju dhe vajzen
Hira Hira (11 vite më parë)
Me te vertet nje shembull,,,nje baba i rrall,,zoti te ndihmoft laert
Jeta . (11 vite më parë)
Je nje shembull i baballareve Shqiptare dhe duhet te krenohesh shum per kete sakrifice qe ke bere, shembullin tende duhet ta tregosh shpesh nder shok dhe rreth.Uroj me te miren per ju, kurse ate qe ka bere nena e vajzes nuk justifikohet me azgje ne bote por ajo eshte nena e asaj vajze dhe hatri i engjellushes tende te duhet te mbash nje lidhje si i thone nje pe te kalbur sa mos me i shkeput komplet lidhjen.suksese
A. U (11 vite më parë)
Leart, uroj qe gjdo here te jesh i lumtur prane priceshes tende te vogel, e me nje perkushtim kaq te madh nuk dyshoj qe lumturia do te percjell gjith jeten.

/komuniteti