Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e këmbës dhe gjumi

Te pershendes shume Dr faleminderit shume per pergjigjje. Jam ne javen 29 kam dhimbje te kembes vetem njeren kembe gjate nates a eshte normale ose mos kam ndonje mungese te vitaminave? Kam edhe nje pyetje, afer 3 muaj kam pas pune dhe nuk kam mujt me fjet sa duhet, tash kam marre pushim vetem ne ate kohe e kam ndi shume mungesen e gjumit, a ka mujt me ndiku dicka negativisht te beba? Faleminderit shume.

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Zmadhimi i mitrës shtyp fleksusin nervor, që nervon këmbët. Kjo është arsyeja që ke dhëmbje këmbe. Qëndrimi shtrirë anash majtas, është i sygjeruar për gjendje të tilla.

Nëse mungesa e gjumit ka ardhur nga stresi, nuk do e quaja normale, pasi vetë stresi ndikon tek ecuria fetale. Edhe nëse mungesa e gjumit ka ardhur për shkaqe të tjera, të rekomandoj të mos përdorësh ilaçe për gjumë. Tashmë që je pushim, qëndro sa më shumë shtrirë anash majtas dhe kënaqu me gjumë sa më shumë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti