Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat janë shkaqet e krijimit të hematomës në placentë dhe për sa kohë mund të krijohet?

Te gjitha kontrollat e shtatzenise i kam pasur me rregull dhe nuk kam pasur asnje komplikim gjate shtatzenise perveç nga muaji i 6 kane filluar qe te me enjten kembet mirepo gjinekologu me thoshte se nuk eshte ndonje problem, pas 3 jave nga kontrolla ime e fundit te gjinekologu im une rastesisht u kontrollova te nje gjinekolog tjeter dhe ky i fundit me informoi se me eshte formuar nje hematome ne pleacente dhe se lengu amniotik ka filluar te zvogelohet, te nesermen ne spital kjo gje u konfirmua dhe une ne mes te dy zgjedhjeve: te abortoja apo te lindja. Une vendosa te linde per te ja dhene shansen femiut qe te jetoj mirepo fatkeqesisht femiu jetoj vetem dy dite. (Lindja eshte kryer pra ne javen e 29 te shtatzenise). E nderuar Zonja Keta nese ka mundesi te ma sqaroni me teper se si ka mundur te vije deri te krijimi i kesaj hematome ne placente, sa kohe i nevojitet hematomes te krijohet dhe cka ka mundur te sjelle deri te ky problem, a ka te beje enjtja e kembeve dicka me kete problem? Ju falemnderit!

Mirvete (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirvete.

Disa nga shkaqet e mundshme të hematomës retropalcentare janë; mosha nën 16-të dhe mbi 35 vjeçare, kequshqyerja dhe pesha e nënës nën 50 kg, një shtatzëni e mëparshme parakohe, beanca cerviko istimike dhe anomalitë uterine, konsumi i duhanit, pijeve alkoolike dhe drogat, anemitë e ndryshme, sëmundje të lindura kardiake të nënës, diabeti, infeksioni fetal, hipertensioni, albuminuria si dhe shumë të tjera. Por ka edhe shkaqe të panjohura.

Të rekomandoj që në shtatzëninë e ardhshme, të bësh një seri ekzaminimesh për të përjashtuar disa nga faktorët e përmëndur.

Të uroj që shtatzënia tjetër të kaloj normal.

/komuniteti