Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e shpeshta të bebit

Doktoreshe e dashur. Jam nje shtatzene ne muajin e 7, probleme me shtatzeni nuk kam deri tani por jam bere merak, kam levizje shume te shpeshta te bebes edhe gjate kohes kur jam ne gjume kam shqelmime goxha te forta, desha te di a eshte normale per keto muaj te shtatzenise keto levizje apo ka dicka tjeter? Ju lutem mu pergjigjuni!

Fatime (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatime.

Lëvizjet e bebit në muajin e 7-të, normalisht janë më të forta. Ai tani po tenton të zërë pozicionin e lindjes, me kokë poshtë. Megjithatë të rekomandoj të realizosh kardiotopografi, për të vlerësuar gjendjen e fëmijës. Gjatë kohës së gjumit, qëndro anash majtas sepse është pozicion i cili të qetëson ty dhe bebin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti