Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes dhe tensioni

Tung, deshta te pyes se menstruacionet e fundit i kam pas me 08 12 2010, dhe mjeku dhe ju me keni thene se do te lindi me 14 shtator, para nje jave mjeku im me tha ke hy ne te 8 dhe a ka mundesi te lindi me heret dhe pyetja e dyte eshte e kam tensionin dhe po me shkon deri ne 150 me 90 dhe pas shtatzenise a do te kem probleme me tension? Ju faleminderit.

Kimetjaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëdetje Kimete.

Nëse data 08.12.2010 ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, sot shtatzënia ndodhet në javën e 33-të plus 4 ditë. Data e mundshme e lindjes, do jetë 14 shtator 2011. Një shtatzëni normale, zgjat mesatarisht 280-të ditë. Kjo nuk do të thotë se të gjitha shtatzënitë zgjatin 280-të ditë. Është e mundur që shtatzënitë të zgjatin më pak se 280-të ditë, ashtu siç ka mundësi që të zgjatin e dhe mbi 280-të ditë.

Problemi kryesor i shtatzënës me tension të lartë, është zhvillimi dhe ecuria normale e shtatzënisë. Një tension i lartë, i pa trajtuar sjell komplikacione, të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fetusit.

Shtatzënat me tension të formuar për shkak të shtatzënisë, pas lindjes nuk kanë më problem me të. Por ato janë të predispozuara që në vitet e mëvonshme, të jenë njerës me tension të lartë. Nëse shtatzënat kanë qënë me tension të lartë përpara shtatzënisë, trajtimi nga mjeku kardiolog bëhet që në fillimet e saj, sigurish edhe pas lindjes.

Të uroj gjithë të mirat.

(11 vite më parë)
Elinda ku je moj shumm me pelqeuu bravoo... na mungon
Dita Rrustemi (11 vite më parë)
Me pelqeu flm
Minushe Gashi (12 vite më parë)
Kimete te lutem me trego a ke pas problem pas lindjes me tension se edhe une e kam pas tensionin e lart ne shtatzani kam lind qe 4 dite po eshte hera e dte sot qe po me shkon 160 me 110. Te falenderoj shume nese um pergjigjesh

/komuniteti