Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Largimi i qumeshtit te gjirit

Pershendetje Doktoresh,e kam nje vajze 15 muajshe qe deshiroi t`ja ndaje gjirin, po e keqja eshte se ajo tjeter qumesht nuk pi me biberon perpos (langjeve), mirepo vajza ime nuk ha gjithaq ushqim po as gji te mjaftueshem ma merr mendja nuk kam,ngase thith me shume se 7 here ne dite po ashtu edhe naten. Nga mjeku me eshte preferuar qe per ndalim te qumeshtit te gjirit ti perdore Bromerong 2.5 mg duke filluar nga 1/4, 1/2 dhe duke e rrit dozen ne 1 here ne dite nje pilule se di a jane te rrezikshme per tu pire keto mbase une e kam lindjen e pare. P.S. vajza ime ushqehet me veshtersi analizat e gjakut ja kam bere te gjitha i ka ne rregull, mirepo thuja qe nuk hane hic, si te veproi? Cdo te mire, Qendresa

Qendresa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Qëndresa,

Problemi që tregoni, është i përsëritur në jo pak raste. Shkaqet e kësaj situate, janë të ndryshme. Tabletat që po përdor, janë tableta të përshtatshme për të ndaluar qumështin e gjirit. Përdorimi i tyre sipas skemës që të ka përshkruar mjeku, shoqërohet pa komplikacione. Por nuk duhet haruar, se largimi i fëmijës nga gjiri duhet të bëhet gradualisht. Kjo do të thotë se çdo vakt i hequr me qumësht gjiri të zëvendësohet me ushqim artificial. Optimal do ishte, që koha e heqjes së një vakti të jetë nga 1 deri në 2 javë. Pas kësaj hiqet edhe një vakt tjetër. Kështu vazhdohet deri në largimin e çdo vakti të fëmijës, me qumësht gjiri.

Në situatën e ndodhur, shtimi normal në peshë i fëmijës është i rëndësishëm, ashtu siç është e rëndësishme që konsultat me mjekun pediatër nuk duhet t’i shkëpusni.

/komuniteti