Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ndikon acidi folik? A mund të ndiesh lëvizjet e bebit që në javën e 14?

Pershendetje doktoreshe. Une kam marre acidin folik vetem ne javen e 11 dhe 12 me pas mjeku me rekomandoi centrum materna. A ndikon mosperdorimi i acidit folik qe ne fillim te shtatzenise tek bebja ime? Aktualisht jam ne javen e 15 dhe kam ndier levizjet e bebit qe ne javen e 14, por ka dy dite qe keto levizje jane me te rralla se javen e pare. A ka ndonje problem dhe a eshte e mundur qe une ta kem ndier kaq heret levizjet edhe pse eshte femija i pare? Faleminderit.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela.

Acidi folik e kryen funksionin e tij, nëse përdoret 3 muaj përpara konceptimit dhe deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Më duket si shumë shpejt, të ndihen lëvizjet e bebit në moshën 14-të javëshe të shtatzënisë. Si rregull për shtatzënat primipare (shtatzënia e parë), lëvizjet e bebit ndihen për herë të parë rreth javës se 22 deri 24. Megjithatë, edhe për atë që thua se i ndjen më të rralla lëvizjet e bebit, bëj një kontroll mjeksor që mjeku të vlerësoj lëvizjet fetale me ekografi.

Uroj që çdo gjë të shkoj normalisht.

/komuniteti