Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shërimi total i prerjes cezariane

Pershendetje. Para 1 muaji kam lind me prerje cezariane horizonatale pa kopca ose penje te dukshem. Prerja me eshte sheruar mire por ne qoshen e majte te prerjes ende kam ngapak rrjedhje te gjakut qe nuk eshte e dukshme por kete e marre vesh nga veshja e brendshme ku shoh si njolla gjaku. A eshte kjo normale apo duhem ti drejtohem operuesit per keshille?

Diona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diona.

Nuk është normale që plaga operatore, të ketë gjakrrjedhje pas një muaji. Mirë është të kontaktosh mjekun që ka kryer operacioni cezarian, për të kontrolluar gjakrrjdhjes nga cikatrica e prerjes cezariane.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti