Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbes shtatzënë pa u kryer penetrimi?

Pershendetje doktoreshe. Nese ju do e lexoni dhe do me ndihmonit duke kthyer pergjigje mund te them do me shpetonit nga nje depresion qe ndjej shume te afert. Jam 18 vjec e 7 muaj, para 3 ditesh pata marrrdhenien time te pare me te dashurin tim, si hera pare qe ishte vendosem qe mos te perdornim mjete mbrojtese as une as ai. Marredhenia me te ndodhi 4-5 dite para ardhjes se menstruacioneve. Gjate aktit ndjeva shume dhimbje dhe nuk lejova qe ai te penetronte plotesisht mbrenda meje, por ne momentin e ejakulacionit ai kishte te vendosur penisin e tij ne hyrje te vagines time. Tani jam fiksuar tmerresisht shume po pres me ankth keto dy dite ardhjen e menstruacioneve, jam tmerresisht e frikesuar nga idea qe mund te jem shtatzene. A eshte e mundur qe gjate ejakulacionit kur nuk eshte ne penetrim te plote sperma te depertoj mbrenda meje? Ju lutem doktoreshe me ndihmo sepse do kaloj ne depresion nga frika se mos ndodh ndonje shtatzeni e padeshiruar? Ju lutem! Ju faleminderit.

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Ashtu siç e shpjegon aktin seksual që ke kryer, edhe mund të ndodhë një shtatzëni e pa dëshiruar. Unë nuk e di a ke mbetur apo jo shtatzënë.

Vlerësimi me teste shtatzënie në kushte shtëpie, është verifikimi i parë. Konfirmimin përfundimtar, e jep mjeku gjinekolog pas vizitës gjinekologjike dhe analizave e ekzaminime të domosdoshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti