Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje, desha t`ju tregoj problemin tim, kam rreth nje jave qe kam mbaruar menstruacionet e rregullta, por kam dy dite qe kam mundime, sikur do vjell, dhembje lukthi, me therrin gjinjte dhe ndonjehere fundi i barkut, behem nervoze me te gjithe dhe ofendoj njerez gje qe se kam bere me pare, une kam marredhenie cdo dite me burrin tim, a ka mundesi te jem shtatzene? Me ktheni pergjigje sa me pare, ju falenderoj.

Liridona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona.

Shenjat që tregon, flasin për mundësinë e një shtatzënie nëse ato nuk janë pasojë e ndonjë shkaku tjetër. Verifikimi fillestar i shtatzënisë bëhet me test shtëpie, dhe konfirmimi përfundimtar jepët nga mjeku gjinekolog pas vizitës gjinekologjike dhe ekzaminime specifike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti