Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit në fund të barkut

Jam ne javen e 27 te shtatzënise dhe i ndjej lëvizjet dhe goditjet e bebit në fund të barkut. A përbën shqetësim ky fakt? Ju faleminderit.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Deri në javën e 27-të shtatzënisë, mitra është e zhvilluar deri në tre gisht mbi kërthizë. Prandaj është normale që lëvizjet e bebit të ndihen në pjesën e poshtme të barkut, pasi aty është i vendosur fetusi. Me kalimin e javëve, mitra zmadhohet edhe më shumë dhe lëvizjet e bebit ndihen edhe më lart.

Për të krijuar një mendim më të plotë, një ekografi fetale do e plotsonte situatën dhe gjendjen që referon.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti