Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta previa

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 35 dhe kam pasur par 3 diteve gjakderdhje ne fakt kjo eshte hera e dyte (kam pasur edhe para dy javeve) gjakderdhje, mjeku me tha placenta eshte ne formen previa, a eshte kjo ndonje rrezik per bebin tim kam marre magnezium edhe glukoze tash mu ka ndale gjakderdhja pothuajse, ju faleminderit per te gjitha.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndejte Lejla.

Mjekimi duhet vazhduar edhe më gjatë.

Placenta previa, quhet urgjencë obstetrikale. Nëse është konfirmuar kjo diagnozë, duhet të shtrohesh në maternitet për të qënë në observacion të vazhdueshëm pasi, shpërthimi i një hemorragjie mund të ndodhë nga momenti në moment duke rrezikuar jetën tënde dhe të fëmijës. Pa u alarmuar, për diagnozën bisedo edhe një herë me mjekun.

Të uroj të çosh shtatzëninë deri në term dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti