Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorroidet gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe,  kam probleme me hemorroidet (zorra e trashe me ka dale pak jashte), çfare me rekomandoni ju, une tash jam ne javen e 36 te shtatzenise.

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Mimoza, po mundohet të rëndis disa këshilla.

Larja disa herë në ditë me ujë të ftohtë, është efikatëse pasi tkurr hemorroidin. Edhe përdorimi i kremrave antihemorroidë lehtëson gjendjen. Tento ta futësh brënda hemorroidin me gisht, lehtësimi do jetë i menjëhershëm. I rëndësishëm është kufizimi i qëndrimit në këmbë dhe mos përdorimi i ingredienteve ushqimor pikantë.

Shpresoj që të kem shërbyer sado pak me këshillat e mija.

/komuniteti