Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrja e rogames

Dr Mimoza, jam Besa nje shtatzene ne muajin e 8, kam per pyetjen rreth marrjes se rogames para 3 dite, por si duket nuk isha shume e qarte dmth, doktoreshe une kam grup te gjakut A negativ ne muajin e 7 kam marre rogame (rogama sipas mjekut qe kam marre eshte injeksion per mbrojtje te bebit gjate shtatzenise per ata qe jane negativ. Sigurisht edhe ju e dini kete. Une e kam marre kete injeksion, te gjithe mjeket me kane preferuar qe ta marre, gjithashtu edhe anti trupat i kam bere deri tani cdo muaj prej muajit te 4, mire kane dale shume deri tani, por dilema ime eshte qe ta di nga ju, nese duhet apo ka nevoje qe te miret prap mbas lindjes, sepse mjeku me ka thene qe nese nuk e ka bebi grupin e gjakut te njejte me mua, duhet qe ta marre prap, e nese e ka te njejte ska nevoje, Doktoreshe une kam deshire te di edhe mendimin tuaj dhe se nuk besoj qe nuk dini per kso raste, shpresoj te me ktheni pergjigje, ju faleminderit shume.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Kështu siç e shpjegove rastin, problemi është i qartë.

Kur shtatzëna ka faktor rhezusi negativ, nëse titri i imunizimit del negativ, atëherë edhe mund të mos bëhet imunoglobulina. Nëse titri i imunizimit del pozitiv, atëherë bërja e imunoglobulinës antirhezus është domosdoshmëri.

Nëse fëmijë ka faktorin rhezus pozitiv, atëherë imunoglobulina bëhet brënda 72 orëve pas lindjes. Kjo vlen për të luftuar antitrupat antirhezus, që mund të jenë në gjakun tënd me qëllim që në lindjen pasardhëse të mos ekzistojnë probleme me imunizimin. Nëse fëmijë ka faktorin rhezus negativ, atëherë nuk rekomandohet bërja e imunoglobulinë pasi nëna nuk imunizohet dhe lindja pasardhëse shkon normalisht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti